Flash

Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të parë në 1992

Lapsi.al 5 December 2018
Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se kur ka dëgjuar për herë të parë idetë për ndarjen e Kosovës. Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 të Kosovës tha se për herë të parë çështjen e ndarjes së Kosovës e ka dëgjuar në vitin “92.

“Nga fundi i vitit 1992, dhe në vazhdim shumë herë. Greqia asokohe drejtohej nga kryeministri Konstantinos Mitsotakis që ka pasur plan për ta copëtuar Kosovën. Plani për ndarjen e Kosovës është ringjallur sërish në 2005-ën” – tha Berisha sipas të cilit për copëtimin e Kosovës është folur atë vit në Selanik, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit, më pak se një muaj pasi ai ishte bërë kryeministër.

“Ishte një ofertë e Vuk Drashkoviçit”, - ka kujtuar Berisha, duke iu referuar shkrimtarit e politikanit serb. “Kam refuzuar në mënyrë kategorike. Thashë se nuk e pranoj një variant të tillë, sepse është variant i Serbisë së Madhe”, - ka theksuar ai.

Të këshilluara

Elbasan, fqinji godet me thikë 36 vjeçarin

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen "Shën...

19:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI