Flash

Berisha: Ndal serialit të vrasjeve raciste të shqiptarëve në Greqi!

Lapsi.al 5 December 2018
Berisha: Ndal serialit të vrasjeve raciste të shqiptarëve në

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të ndalen vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Reagimi vjen ndërkohë që sot u vra një tjetër shqiptar në Greqi.

Reagimi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, pas vrasjes ne shkembim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verber rraciste e primitive, ka shperthyer nje serial vrasjesh te shqiptareve ne teresi.

Keshtu, ne nje hark kohor pak javesh jane ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqise 7 shqiptare, qe te gjithe perveç njerit ekzekutime gjakftohta te bazuara ne urrejtjen dhe rracizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobie.

Mbreme ne Kavalla u rregjistrua viktimia e 7-te, u gjet i vrare nje 18 vjecar, djale i nje famijle emigranesh shqiptar, anetar i nje ekipi lokal futbolli, per te cilin shkaku i vetem sipas mediave mbetet rracizmi.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te mirefillta rraciste dhe i bej thirrje Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB, Keshillit te Europes, Komisionit dhe Keshillit te Ministrave te BE te nderhyjne prane autoriteteve greke per nje hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve rraciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojne te gjithe presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shemtuara te ndeshkohen. sb

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI