Flash

21-vjeçari i zhdukur në Dibër, familjarët dyshojnë për rrëmbim

Lapsi.al 5 December 2018
21-vjeçari i zhdukur në Dibër, familjarët dyshojnë

I riu në foto është Mateo Aga, 21-vjeçari që rezulton i zhdukur prej 7 ditësh.

Familjarët që kanë bërë denoncim në polici, dyshojnë në Mateo është rrëmbyer.

“Pasi ka punuar me babain e tij, deri në orën 21:35 ka qenë duke pirë kafe në një lokal në Maqellarë. Doli me një shok nga lokali. Është larguar me bashkëfshatarin e vet me makinë.

Prej më shumë se një muaji ai s’ka folur fare në telefon se s’ka pasur. Fliste me telefonat e shokëve, pasi të vetin e kishte të thyer. Kemi frikë mos i kanë ngritur shokët kurth." thanë familjarët për 'News 24'.

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan,” shprehen prindërit.

Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI