Flash

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, vjen reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme

Lapsi.al 4 December 2018
Vrasja e shqiptarit në Korfuz, vjen reagimi nga Ministria e Punëve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi pas vrasjes së 63-vjeçarit Petrit Zifle në Korfuz, krim që dyshohet se është kryer nga një anëtar i Agimit të Artë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në deklaratën për mediat, Ministria e Jashtme përshëndet arrestimin e autorit të vrasjes së ndodhur më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz.

REAGIMI

Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz ku humbi jetën një shtetas i Republikës së Shqipërisë, zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në Dragotina, Korfuz. Mediat greke raportojnë se autori i ngjarjes rezultoi pikërisht një 44-vjeçar nga Korfuzi, që është anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi. Ai në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat me partinë ekstremiste që kohët e fundit bën thirrje në zonë për të terrorizuar e ndjekur të huajt.

Vrasësi kishte hapur debat për jo grekët dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Pjesëtarët e tjerë në lokal i kanë ndarë dhe autori është larguar më pas duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi i flisnin Petro. Më pas vrasësi i ka bërë pritë dhe e ka vrarë 63-vjeçarin shqiptar, trupin e të cilit e ka hedhur në një hendek, ku u gjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI