Flash

'Unaza', Veliaj sulmon Lubonjën që mbështeti protestuesit: Tragji-komedia e kohëve tona...

Lapsi.al 4 December 2018
'Unaza', Veliaj sulmon Lubonjën që mbështeti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar me deputetin Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja, i cili mbrëmjen e sotme iu bashkua protestës së banorëve të Astirit.

Veliaj e cilësoi si tragji-komedia e kohëve tona, kur tha se ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet mbrojnë ndërtimet pa leje.

“Kur shikoj që ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij, janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është sesi ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet dolën për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragji-komedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur”, u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”.

Më herët gjatë pasdites Fatos Lubonja ishte në protestën e banorëeve te ‘Astiri’, për të shprehur mbështetjen ndaj tyre.

Të këshilluara

Arrestohet i dënuari me 8 vite burg

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal është arrestuar falë  telefonatës së një qytetari. Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz,...

16:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI