Flash

The Guardian shpjegon pse u tërhoq Presidenti Macron

Lapsi.al 4 December 2018
The Guardian shpjegon pse u tërhoq Presidenti Macron

Qeveria franceze do të lajmërojë së shpejti se ajo do të anullojë planet për taksën ekologjike pas tre javësh protesta, të cilësuara si të dhunshme nga media franceze.

Kryeministri  Édouard Philippe do të takohej me ministrat e kabinetit mëngjesin e ditës së sotme për të rënë dakort, e për të dalë në një konkluzion përfundimtar rreth taksës së karburantit, nxitur nga trazirat, shkatërrimet dhe grabitjet që kanë ndodhur në Paris, veçanërisht fundjavën e fundit prej “jelekëve të verdhë”.

Taksa e vendosur mbi naftën dhe karburantin, e nxitur prej lëvizjes për karburante më të pastra, krijoi vorbullën e madhe demonstrative ndaj krerëve të shtetit, duke nxjerrë në pah zemërimin dhe zhgënjimin e qytetarëve.

Presidenti Emmanuel Macron, në mënyrë të përsëritur kishte nënvizuar se nuk do të hiqte dorë prej rregullave të vendosura së fundmi, por u detyrua të rishqyrtojë vendimin e tij pas dhunës më të egër të demonstruar në Paris për gjysëm shekulli, shkruan the Guardian.

Agjencia France-Presse, njofton se ditën e sotme kryeministri i Francës, pas takimit me deputetë, do të deklarojë pezullimin e rritjes së taksës. Ditën e hënë, ai ka takur krerët e partive më kryesore franceze.

Mbrëmjen e sotme, Philippe do të duhej të takohej me përfaqësues të “jelekëve të verdhë”, por ky takim është anulluar, për shkak se thuhet se përfaqësuesit jo zyrtarë të tyre janë kërcënuar dhe janë mohuar nga protestuesit e tjerë.

Lexo më tej:

« Jelekët e verdhë »/Pse po i vënë flakën Parisit?

Lëvizja e protestës, e cila nuk ka ndonjë organizatë ose lider drejtues, ka shkuar më tej me kërkesat  e saj, duke mos u mjaftuar vetëm me heqjen e taksës. Ajo ka kërkuar gjithashtu dhe dorëheqjen e Macron si dhe shpërbërjen e parlamentit francez.

Macron ka anuluar vizitën e tij dy ditore në Serbi, për të zgjidhur krizën e momentit që ka mbërthyer Francën.

Të shtunën policisë iu desh të përballej me protestues të maskuar që pikturonin me spraj grafiti, mbi “Harkun e Triumfit”, dogjën makina, ndërtesa, si dhe grabitën dyqane luksoze, të cilat më pas edhe i dogjën.

378 persona janë arrestuar. Sipas raportimeve nga policia, shumica e të arrestuarve janë meshkuj që i përkasin moshave nga 30-40 vjeç, nga rrethina të Francës, të cilët kishin ardhur për të luftuar me policinë.

Burim i informacionit: The Guardian

Përgatiti: Lapsi.al

Klajdi Thaçi

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI