Flash

Rama flet për Shqipërinë e Madhe në Kroaci duke akuzuar Beogradin

Lapsi.al 4 December 2018
Rama flet për Shqipërinë e Madhe në Kroaci duke akuzuar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zagreb të Kroacisë, ku po mbahet Samiti i Kryeministrave të iniciativës së Europës Qendrore. Pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenković, Rama u pyet nga gazetarët për “Shqipërinë e madhe”. Kreu i qeverisë së Tiranës u përgjigj shkurt duke akuzuar Serbinë për nxitje të kësaj ideje.

“Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?” - e pyeti gazetari ndërsa Rama u përgjigj: “Për sa i përket Shqipërisë së madhe është një term që në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta evidente” – tha Rama që komentoi edhe përplasjen Serbi - Kosovë për taksat.

“Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.

Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet i dënuari me 8 vite burg

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal është arrestuar falë  telefonatës së një qytetari. Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz,...

16:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI