E pas luftimit e gjithë vëmendja ishte tek Joshua, me njoftimet që bënin të ditur se do të ndeshej me fituesit e duelit të Los Angeles. Tani kampioni i IBF, WBA dhe WBO ka folur më në fund në rrjetet sociale, pas kritikave për heshtjen e tij.
Në përgjigje të lajmeve për një interes të Wilder, ka ardhur postimi i AJ në Tweeter: "Pse iu desh kaq kohë atij budallai? Sikur të mos ishim të interesuar?!! Sidoqoftë, punë e paqme Fury!
"Donin të ndeshesha me ty sepse të konsiderojnë të mbaruar!! Do të të jap një ndeshje të drejtë, kur të jesh gati! Kushdo nga ju!"
SunSport bën të ditur se promotori i Joshua, Eddie Hearn, ka fluturuar në Los Angeles për të nisur bisedimet për një duel në Wembley kundër Wilder. Hearn tregoi për Mail: "Po shkoj në Los Angelos dhe do të flasim me përfaqësuesit e Wilder këtë javë. Është një ndeshje që e kërkojmë për në prill dhe do të mundohemi ta organizojmë. Kam folur me Joshua dhe pozicioni i tij është i pandryshuar - do të ndalojë këdo që i del para.What took this fool so long? Like we ain’t been interested?!! ?Anyway well done Fury! they wanted to get you because they assumed you was finished!! I’ll give you a fair one when your ready! Either one of you! https://t.co/RlytsIrnud
— Anthony Joshua (@anthonyfjoshua) December 4, 2018
Me Wilder e Fury që kanë kërkuar një revansh të menjëhershëm dhe beteja verbale ka nisur në Instagram, ku Wilder pretendon se ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur titullin WBC: "Për të mundur kampionin duhet ta dominosh dhe për mua, isha boksieri më agresiv që dhashë grushtet më efektivë.
"Patë Fury më të mirë, por nuk keni parë ende Wilder më të mirë e megjithatë misionin e kompletova." Por nëse bisedimet e Hearn kanë sukses duket se Wilder mund të ndeshet me Joshua në 13 prill, në betejën e unifikimit të titujve.