Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Pazarat e drogës, 25 persona të rrëmbyer brenda tre viteve të fundit

Lapsi.al 4 December 2018
Pazarat e drogës, 25 persona të rrëmbyer brenda tre viteve

Për tre vitet e fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar rrëmbimin e 25 personave të zhdukur në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë gjurmë. Dosjet janë referuar nga prokuroritë e rretheve pas elementeve shtesë, dëshmive dhe kqyrjes së mjaft kamerave që i ka bindur hetuesit se njeriu për të cilin nuk kishte asnjë gjurmë ishte rrëmbyer nga të tjerë.

Rrëmbimi i 25 personave nga 2015 në 2018 ju konfirmua “Top Channel”-it pas interesimit pranë prokurorit të medias. Vendin e parë për rrëmbime e mban viti 2015, me hetimin e 15 çështjeve, mes të cilave më e rënda ishte ajo e zhdukjes së Enver Stafukës. I zhdukuri ishte i dyshuari kryesor si njeriu që kishte grabitur automjetin nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lama.

Por çështja që u kthye edhe në një objekt gjykimi është rrëmbimi i Ridvan Lamajt në mes të Sarandës dhe në mes të ditës, ngjarje për të cilën u gjykuan tre persona. Për këtë ngjarje në fakt prokuroria ka dyshime se i zhvukuri ishte përdorur nga trafikantët për të transportuar drogë drejt Greqisë.

“Top Channel” u interesua pranë prokurorit të medias për të marrë një version zyrtar se sa është numri i dosjeve që janë nën hetim për rrëmbim. Në 2016, Krimet e Rënda kanë regjistruar procedimin për 4 rrëmbime dhe dy vitet e fundit për 6 rrëmbime.

Në vend të parë qëndrojnë rrëmbimet në qytetin e Vlorës, disa prej të cilave janë transferuar për hetime të mëtejshme në Tiranë, siç është zhdukja e Leonard Mehmetit, Adriano Jahajt dhe Ariseld Mazes. Por ndërkohë, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë nën hetim edhe dy rrëmbime të ndodhura njëra në Shkodër dhe një tjetër në Tiranë.

Në faqen e Interpolit, në këndin e të zhdukurve Shqipëria ka të shpallur fotografitë e 145 personave të humbur, për fatin e të cilëve prej dekadash nuk dihet asgjë. Që nga Lorenc Kaca, i zhdukur në 1991, në moshën 13-vjeçare, por edhe fëmijë të tjerë siç janë Endri dhe Eva Dumani, të rrëmbyer nga i ati e të dërguar në Siri, apo Julian Çela. Deri tek të rinj që thanë se po largohen në emigracion apo vajza që nuk kanë ikur befas nga shtëpia.

Por, vitet e fundit, disa prej tyre po mungojnë për shkaqe më të sofistikuara, sepse njëri ndër ta ishte dëshmitar në një krim, sepse disa të tjerë i ka gjetur pala kundërshtare para se t’i gjejë shteti apo sepse pazaret e drogës u prishën. Dhe nëse për të zhdukurit do vazhdohet të mos zbulohet asgjë nga autoritetet, së paku për pjesën që mbetet, kuptohet se cili është portreti i krimit të organizuar./TCH/

Të këshilluara

Arrestohet i dënuari me 8 vite burg

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal është arrestuar falë  telefonatës së një qytetari. Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz,...

16:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI