Flash

Pas dy vitesh, arrestohet i shpalluri në kërkim për atentatin në Orikum

Lapsi.al 4 December 2018
Pas dy vitesh, arrestohet i shpalluri në kërkim për atentatin

Arrestohet 29 vjeçari, i cili tentoi në Bulevardin e Orikumit të vrasë me mjete prerëse shtetasin me iniciale M.A, në 27 Korrik të 2016-ës.

Prej dy vitesh, ai qëndronte i lirë, deri më tani i pa arrestuar nga policia.

Të sinjalizuar nga informacionet të siguruara në rrugë informative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, kanë kapur 29 vjeçarin me iniciale E.Ç, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, ndaj shtetasit me iniciale E.Ç është përcaktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, parashikuar prej nenit 76 dhe 22 të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/282793385708749/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI