Flash

Paketa sociale/ Ahmetaj: Sa para do marrë çdo pensionist

Lapsi.al 4 December 2018
Paketa sociale/ Ahmetaj: Sa para do marrë çdo pensionist

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se pas pak ditësh qeveria do të shpërndajë shpërblimet e pensionistëve me rastin e fundvitit.

Ministri Ahmetaj tha se çdo pensionist do të përfitojë 5 mijë lekë shpërblim.

“Pas disa ditësh qeveria do të shpërndajë edhe bonusin për pensionistët, 5 mijë lekë të reja për pensionistë. Nuk ka pasur kurrë precedentë të kësaj shume. Ne e kemi kthyer në traditë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë të konsoliduar buxhetore”, tha ministri.

Kreu i Financave u shpreh se pas pak ditësh qeveria do të miratojë vendimin për rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë. “Një lajm i mirë për buxhetin dhe që së shpejti kalon vendimi në qeveri është rritja e pagës minimale. Po shkon 26 mijë lekë, pra një rritje graduale. Është marrë parasysh shumica e kërkesave të sipërmarrjes”, tha ministri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI