Flash

Një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit

Lapsi.al 4 December 2018
Një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit

Vodafone shënoi sot një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencën e rrjetit Gigabit, rrjeti më i shpejtë i përjetuar deri më sot në tregun tonë. Gjatë eventit të organizuar sot në zyrat qendrore të Vodafone Albania, falë rrjetit Gigabit u realizua në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, një prej projekteve infrastrukturore në ndërtim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri u ftua të ishte i pari për të provuar eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë Gigabit. Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri pati mundësinë të monitorojë në kohë reale ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR. Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K u mundësua nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa pavarësisht distancave të largëta.

“Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të individit të kenë qasje në risitë teknologjike ", tha z. Gjiknuri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris tha:

“Vodafone ofron kapacitetin, rrjetin global, ekspertizën, inovacionin dhe zgjidhjet e ndërlidhura për të përshpejtuar dhe mundësuar evolucionin digjital. Vodafone po krijon shoqërinë e Gigabit në të gjitha tregjet ku operon, dhe Shqipëria është në të njëjtën udhë të investimeve dhe zhvillimit teknologjik së bashku me tregjet e tjera të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja etj. Rrjeti Gigabit, do të revolucionarizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit. Ne e quajmë këtë revolucionin e ri industrial, ku fuqizimi ekonomik nëpërmjet risive teknologjike do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si jetojmë”.

Industritë si shëndetësia, arsimi, logjistika, bujqësia, transporti, energjia dhe shumë të tjerë do të ndryshojnë tërësisht falë këtij revolucioni digjital. Teknologjia në një shoqëri Gigabit do të mundësojë automatizimin më të madh të shërbimeve, inteligjencën artificiale (AI), Internetin e Gjërave (IoT) dhe Vodafone së bashku me qeverinë do të punojnë për t’i sjellë këto përfitime edhe në Shqipëri.

Vodafone po transformohet në një kompani Gigabit, për të udhëhequr këtë revolucion. Deri në vitin 2023, Vodafone Albania do të jetë një lider digjital, duke ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovacion të vazhdueshëm në vendin tonë.

Vodafone Albania është e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 2001, dhe deri më sot ka investuar mbi 1.4 miliard € në vend. Si një prej kompanive më të përgjegjshme, Vodafone Albania i dedikon fonde të konsiderueshme projekteve sociale si edhe është një prej punëmarrësve më të spikatur në treg për politikat e zhvillimit dhe rekrutimit të të rinjve.

Të këshilluara

Lirohet "i forti" i Shkodrës Lulzim Kulla

“I forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla, ndaj të cilit u bë një atentat më 13 janar 2018 ku bashkë të u plagosën 8 kalimtarë të rastit raportohet të jetë liruar nga ...

12:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI