Flash

Në pranga 4 persona, sherr me thika pasi i rrëmbeu kushuririn

Lapsi.al 4 December 2018
Në pranga 4 persona, sherr me thika pasi i rrëmbeu kushuririn

Arrestohen në Kuçovë katër persona pas tentativës për vrasje të 25 vjeçarit Franko Brisku, ndaj 29 vjeçarit Erion Kumria, për shkak se ky i fundit i kishte rrëmbyer kushuririn.

Të arrestuar janë dhe dy adoleshentët me iniciale A.K, 17 vjeç dhe Sh.P, 16 vjeç. Të dy minorenët kanë bashkëpunuar për rrëmbimin e 18 vjeçarit me iniciale F.B.

Sherri mes dy të rinjve, kushuririt të viktimës dhe autorit të rrëmbimit, është përshkallëzuar duke mbërritur deri në goditje me thikë nga ana e Briskut në drejtim të Kumries,

Erion Kumria ndodhet aktualisht në spitalin e traumës në gjendje të rëndë.

Për veprime të mëtejshme materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Shtetasi F.B akuzohet për veprat penale:

“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ”Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal.

Shtetasit E.K, A.K dhe Sh.P, për veprat penale:

“Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 300, 110 dhe 25 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI