Flash

Lubonja vesh jelekun e protestës: "E keqja ka kapur vendin, duhet rezistencë"

Lapsi.al 4 December 2018
Lubonja vesh jelekun e protestës: "E keqja ka kapur vendin, duhet

Banorët e zonës së ‘Astirit’ janë mbledhur sërish në protestë mbrëmjen e sotme, ndonëse ka nisur prej disa ditësh aksioni për ngritjen e kantierit të projektit. Protestës i është bashkuar edhe analisti Fatos Lubonja. Duke folur për mediat, ai se nuk është vetëm një protestë e banorëve të kësaj zone, por e të gjithë shqiptarëve.

“Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”, tha Lubonja gjatë një komunikimi me mediat.

Për të shpjeguar më mirë se çfarë bën rezistenca, ai dha një shembull që e përsërit shpesh atë të një qytetareje në Amerikë e cila qëndoi dy vjet në një pemë mijëravjeçare pasi do të pritej nga një kompani private që donte të ndërtonte.

Nuk kam ardhur si gazetar, se detyrën si gazetarë e bëjmë përditë atje, s’kam ardhur as për të denoncuar këtë projekt kriminal se duket sheshit që është i tillë, unë kam ardhur për të materializuar atë që e kam thënë për media, që kjo nuk është vetëm një çështje e Astirit. Unë kam ardhur si qytetarëpër të thënë se këtu duhët të jemi të gjithë.

Pastaj e dyta është që të japim kurajo këtyre njerzve se edhe këtë na japn kurajo neve. Për të sjellë pak kuroja do iu tregoja edhe atë se çfarë bën rezistenca.

Një amerikane mbrojti një pemë që ishte 1 mijë vjecare që një kompani kërkonte ta prishte, nga këta si tonat, dhe kjo hypi në pemë dhe bëri një kasolle, qëndroi dy vjet në pemë dhe pema nuk u shemb, ky shembull është edhe këtu për ju, ato shtëpitë tuaja nuk mund t’i lini të prishen . Po nuk u bashkuam të gjithë bashkë do na hanë një e nga një. Kjo qeveri po shkon nga krimi në krim në mënyrë galopante”, u shpreh Fatos Lubonja.

Më pas në mënyrë simbolike banorët i kanë veshur Lubonjës jelekun portokalli, një formë kjo e protestës e inspiruar nga ngjarjet në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI