Flash

Kryemadhi kundër Lapsi.al: “Po i shërbeni Ramës, ose Veliajt”

Lapsi.al 4 December 2018
Kryemadhi kundër Lapsi.al: “Po i shërbeni Ramës, ose
Monika Kryemadhi ka replikuar mbrëmë në një intervistë në "5 pyetje nga Babararamo", ndaj disa shkrimeve të Lapsi.al që kishte ngritur pikëpyetje se si kryetarja e LSI-së mund të thotë se Erion Veliaj ka punuar dhe se ajo kalemendet 50% me 50% për të votuar kryebashkiakun aKtual në zgjedhjet e ardhshme. "Nëse këtA lloj njerëzish nuk e kuptojnë, mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit... ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste, sepse duke qenë se mandati i dytë i Erion Veliajt i rrezikon kryetarllëkun Edi Ramës në krye të PS, atëherë atij i intereson kjo gjë”, ka thënë kryemadhi tek Babaramo. Pavarësisht se pikëpyetjet që ngrinte Lapsi.al ishin krejtësisht të tjera (lexojini poshtë të dy shkrimet e Lapsit të shoqëruara me video) kryetarja e LSI pretendon se: “Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime”. Deklaratat / Dashuria e Monikës për Veliajn po përçan dhe LSI-në Video/ Pse Kryemadhi mund të votojë pro Erion Veliajt? Siç shihet edhe në shkrimet e mësipërme, Lapsi ka ngritur dy hipoteza: Ose Kryemadhi ka një lidhje okulte me Veliajn, ose në të kundërt ajo e përkrah atë për të bërë diversion brenda partisë në pushtet. Pikërisht për këtë, kryetarja e LSI-së u përgjigj: “më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan. Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste”. Me sa duket deviza e dikurshme: kush nuk është me mua është automatikisht kundër meje, ka zënë rrënjë thellë brenda LSI-së. Edhe pak ditë më parë kur Lapsi.al kritikoi veprimin e dyshimtë të presidentit Meta për ta kundërshtaur me bujë dhe pastaj për ta dekretuar si qingj Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm (lexo shkrimin poshtë), partia e tretë në vend, që nuk e ka për gjë të kalojë nga njëri koalicion tek tjetri, nga Rama tek Berisha, pastaj tek Rama dhe prapë tek Berisha, nuk e pati të vështirë t'i krahasojë të gjithë me metrin e saj.

Dekretimi i Lleshit/ Presidenca si zyrë shantazhi

Edhe në këtë rast Lapsi u akuzua se po i shërben Edi Ramës. Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili tha: “Konet e çkrehura mediatike me Laps e penë po çqepen vetë që të qepin virgjërinë e shqyer të Edi Rameë... Dhe e bejnë edhe për fare pak gjë... për miniera, që vrasin njerëz, a koncesione, që vjedhin të tjerë, a tenderë, që grabisin edhe ca të tjerë...". Natyrisht se sa i shërben Lapsi.al Ramës dhe Veliajt këtë e vëzhgojnë përditë lexuesit tanë dhe këtu nuk ka asnjë problem. Por, problemi duket se është me vetë LSI-në që hidhet përpjetë sapo Edi Rama e quan ndonjë nga mediat e pakta që e kritikojnë “kazan opozitar” dhe vetë sa i jepet rasti, përdor të njëjtat metoda. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI