Eddie Murphy bëhet baba për herë të 10-të dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të duartrokasim.
Aktori 57-vjeçar dhe nusja e tij, Paige Butcher, 39 vjeçe, mirëpritën djalin të pagëzuar me emrin Max Charles Murphy, më 30 nëntor, sipas një deklarate nga publicisti i aktorit.
Fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruhet në deklaratë.
Emri i mesit Max iu vendos në nder të vëllait më të madh të Murphy, komedianit Charlie Murphy, i cili vdiq nga leuçemia vitin e kaluar.
Murphy dhe modelja australiane Butcher nisën lidhjen në vitin 2012. Max është fëmija i tyre i dytë, pas vajzës Izzy Oona Murphy, 2 vjeç.
Fëmija më i madh i Murphy është 29-vjeçari Eric.