Flash

Detaje nga aksidenti tragjik me dy viktima në Korçë, policia ndalon drejtuesin e 'Benzit' (FOTO)

Lapsi.al 4 December 2018
Detaje nga aksidenti tragjik me dy viktima në Korçë, policia

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku një çift bashkëshortësh janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pocestë. Polici bën me dije se një automjet ka aksidentuar burrë dhe grua, të cilin po kalonin rrugën.

Si pasojë e përplasjes, bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, ku edhe kanë ndërruar jetë.

"Më datë 04.12.2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë trasportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë" sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Arrestohet i dënuari me 8 vite burg

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal është arrestuar falë  telefonatës së një qytetari. Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz,...

16:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI