Flash

ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte tek Unaza

Lapsi.al 4 December 2018
ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte tek Unaza

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.

Sipas Ministrisë së Transporteve, pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumenteve të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit.

"Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për ti përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi", thuhet në njoftim.

Autoriteti u bën thirrje banorëve të objekteve që preken nga projekti i të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar dëmshpërblimin, përndryshe siç thuhet në deklaratë, ARRSH do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojne dokumente pronësie.

Të këshilluara

Arrestohet i dënuari me 8 vite burg

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal është arrestuar falë  telefonatës së një qytetari. Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz,...

16:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI