Flash

'41'/ Amerikanët nderojnë ish-presidentin George H.W. Bush (VIDEO)

Lapsi.al 4 December 2018
'41'/ Amerikanët nderojnë ish-presidentin George H.W. Bush

Pasi zv.Presidenti amerikan Mike Pence dhe liderët e Kongresit hapën ceremoninë mortore për Presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njerëzit mbushën kapitolin Rotunda për të nderuar George HW Bush.

Bush, ndërroi jetë të premten në moshën 94-vjeçare. Të rritur e fëmijë që mbanin në duar flamurin amerikan, njerëzit e të gjitha klasave kaluan pranë arkivolit ku ndodhej trupi i ish-Presidentit, për momentin në kapitolin Rotunda, teksa pranë tij qëndronte një ushtarak.

I ftohti i acartë nuk i ka ndalur njerëzit, të cilët presin në rresht me orë të tëra për të qëndruar pak minuta pranë ish-Presidentit të tyre.

Më herët, Pence tha se Bush ka qenë një inspirim për kombin. “Kishte një mirësjellje tek ai njeri që ishte evidente te çdo person që e takoi atë,” tha ai në ceremoni.

Zyrtarët planifikuan të mbajnë dyert hapur gjatë të gjithë mbrëmjes të së hënës dhe të martës në mënyrë që njerëzit të kishin mundësi të “takonin” për herë të fundit Presidentin.

Të këshilluara

Katari largohet nga OPEC në fund të vitit

Katari ka vendosur që në fund të këtij viti të largohet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Njoftimi u dha nga Ministri i Energjitikes në K...

16:04

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI