Flash

(VIDEO) Në Shkozë banorët përballë fadromave: Nuk na i prishni shtëpitë

Lapsi.al 3 December 2018
(VIDEO) Në Shkozë banorët përballë fadromave: Nuk na i

Banorët e Shkozës po përplasen me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, që kanë shkuar me fadroma për t'u shembur shtëpitë.

Banorët e irrituar, siç mund ta shihni në videot më poshtë, i kanë kërkuar punonjësve të IKMT-së t’u japin vendimin, njoftimin zyrtar për shembjen e shtëpive të tyre.

Ata i kanë zënë rrugën fadromave dhe kanë shpjeguar se kur t’u jepet dokumenti, që të mund ta paraqesin në gjykatë, janë gati edhe ta shembin vetë shtëpinë me kazëm, pa pasur nevojë për fadromë.

“Ku t’i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç? Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë.” - tha njeri prej banorëve të Shkozës.

I pranishëm është edhe deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.

[video width="640" height="370" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI