Flash

Veliaj kërkon vendin e Ramës? Majko shkrihet së qeshuri: “Oh! Please!”

Lapsi.al 3 December 2018
Veliaj kërkon vendin e Ramës? Majko shkrihet së qeshuri:

Ministri i Diasporës Pandeli Mjako nuk i ka kursyer batutat në studion e gazetarit Adi Krasta në News 24. Majko tha se e ka mik Ramën dhe është kjo arsyeja pse pranoi të bëhej ministër edhe pse ai nuk e kishte konsultuar paraprakisht. Majko tha se sërish për shkak të këtij raporti e tërhoqi dorëheqjen pas përplasjes për votimin e Teatrit Kombëtar.

Majko ka folur edhe për atë që quhet “konsumim” i Partisë Socialiste në pushtet duke u shprehur se: “kjo parti nuk e ka mbyllur ciklin e saj të të qenit në pushtet, por s’kemi kë të vëmë më mirë në qeveri” duke iu referuar gjendjes së opozitës.

Krasta e ka provokuar edhe për rivalitetin në selinë rozë dhe ambiciet e Erion Veliajt për të pasuar Ramën në krye të partisë. Madje sipas Krastës, Veliaj po e “rrezikon” Ramën pasi kërkon që t’i zërë vendin.

“Mendon se Veliaj do të kërkojë të zërë vendin Ramës duke qenë Rama në krye të vendit? Oh please!! Nuk ndodh”, - tha Majko duke qeshur.

Të këshilluara

Një skandal tjetër përgjimesh në Maqedoni

Përgjimet e kryera në organet gjyqësore dëshmojnë se krimi në Maqedoni ka përfshirë çdo hallkë të sistemit dhe se askush nuk mund të ndjehet i sigurt apo se pri...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI