Flash

"Topi i Artë 2018" / Luka Modric i jep fund hegjemonisë "Messi-Ronaldo": "Tejkalova ëndrrën"

Lapsi.al 3 December 2018
"Topi i Artë 2018" / Luka Modric i jep fund hegjemonisë

Ashtu siç pritej Luka Modric ka fituar "Topin e Artë 2018", çmimi i përvitshëm i Fance Football i vendosur nga 173 gazetarë që kanë votuar podiumin e tyre (5 pikë për vendin e parë, 3 për të dytin dhe një për të tretin).

Modric është kroati i parë që fiton një çmim të tillë në historinë e futbollit. "Është një emocion unik. Falënderoj shokët e mi dhe të gjithë ata që kanë punuar me mua te Real Madrid dhe Kroacia. Pastaj bashkëshorten time, familjen time, që më japin mundësinë të punoj i qetë. Qysh fëmijë ëndërroja të luaja në një klub të madh, tani kam arritur të tejkaloj ëndrrën time", u shpreh 33-vjeçari në momentin e marrjes së trofeut.

Kroati i Real Madrid mori 753 pikë, duke lënë pas Cristiano Ronaldo e Juventus me 476 pikë. Francezi Antoine Griezmann i Atletico Madrid u rendit i treti me 414 pikë, pas tij Kylian Mbappe i PSG me 347.

Modric fitoi Ligën e Kampioneve me Real Madrid, për të tretën herë radhazi, ndërsa me Kroacinë arriti finalen e Botërorit "Rusi 2018" të cilën e humbën me Francën. Kështu ylli i Los Blancos i jep fund hegjemonisë 10 vjeçare "Messi-Ronaldo" për Topin e Artë,

Ada Hegerberg është fituesja e "Topit të Artë" për femra. Sulmuesja norvegjezja ka qenë njëra prej lojtareve më të mira të Lyon që u shpall kampion Europe. 23-vjeçarja ka shënuar 15 gola në Europë sezonin e kaluar, duke thyer rekordin e saj me 14 gola, ndërkohë që numëron 28 rrjeta në 17 ndeshje të kampionatit. Kjo është hera e parë që jepet një Top i Artë për femrat.

Janë zbuluar pesë vendet e fundit të Top 10: Hera e parë që Lionel Messi renditet i pesti në këtë garë që nga viti 2006.

5- Lionel Messi

6- Mohamed Salah

7- Rafael Varane

8- Eden Hazard

9- Kevin De Bryune

10- Harry Kane

Kylian Mbappe fiton çmimin “Kopa 2018”, hera e parë që jepet ky trofe. Çmimi Topi i Artë për të rinjtë, lojtari më i mirë i ri në 2018, mes moshave U-21.

Mbappe, 19 vjeç, fitoi Kupën e Botës me Francën në verë, duke shënuar katër gola dhe duke u bërë adoleshenti i parë që kur Pele  shënonte në një finale - të cilën Franca e fitoi 4-2 kundër Kroacisë.

Ai gjithashtu fitoi tre trofetë në vend me PSG, duke përfunduar sezonin me 21 gola në 44 ndeshje për klubin.

Lista me 30 të nominuarit e Topit të Artë, që u zbulua para ceremonisë

Të këshilluara

Topi i Artë 2018: dita e të vërtetës…

Dita e madhë mbërriti: në mbrëmje në orën 20.45 në Parisi do të nisë ceremonia për të zbuluar fituesin e Topit të Artë 2018, cmimi i përvitshëm i France Footbal...

11:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI