Flash

Tabaku me banorët e Bregut të Lumit: Ende pa dëmshpërblim...

Lapsi.al 3 December 2018
Tabaku me banorët e Bregut të Lumit: Ende pa dëmshpërblim...

Teksa qëndronte përkrah banorëve të zonës së Bregut të Lumit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se qeveria nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave për shembjen e banesave të këtyre banorëve.

“Ky shtet për mua ka përfunduar. Nëse na cënojnë pronën, pasurinë që ju keni vendosur me 25 vite pune, atëherë se di se çfarë na ngelet në dorë. Në emër të PD i premtova banorëve se kjo parti ka të njëjtin standard. Do kemi këtë standard për këta banorë, që të dëmshpërblehen. Nuk mund të pranojmë që sot fëmijët të nxirren në rrugë dhe investimi i gjithë jetës së këtyre banorëve të shkelet me këmbë. Këta banorë këtu kanë përfunduar procesin e legalizimit. Ligji nuk e lejon që këto të nxirren nga banesa. Këtu janë 46 banesa, por janë disa familje pasi banojnë disa krerë në një shtëpi”, deklaroi Tabaku.

Familjet e Bregut të Lumit nuk kanë marrë akoma dëmshpërblim për banesat e shëmbura për Bulevardin e Ri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI