Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Reportazh/ Çfarë ka lënë pas Pablo Escobar në lagjen e tij Medelin

Lapsi.al 3 December 2018
Reportazh/ Çfarë ka lënë pas Pablo Escobar në lagjen

Edhe 25 vite pas ekzekutimit të tij nga policia kolumbiane, trashëgimia e Pablo Escobarit refuzon “të vdesë” në Medellin, qytetin prej nga ku ngriti dhe drejtoi perandorinë e tij të kokainës, me një përzierje mes brutalitetit dhe bujarisë së skajshme me dhuratat e tij. 

Edhe pse zyrtarët aktualë të qytetit po përgatiten të rrënojnë rezidencën bunker, ku bosi i vrarë i drogës jetoi, në lagjen që mban emrin e tij, banorët që jetojnë pikërisht në shtëpitë e ndërtuara prej tij planifikuan “haraçet” e përzemërta përpara se të shënonin përvjetorin e vdekjes së tij, ditën e diel.

Escobar u vra mbi një çati shtëpie, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, më 2 dhjetor 1993 në Medellin, vetëm një ditë pas 44-vjetorit të lindjes së tij, si dhe 5 muaj pasi u shfaq në listën e më të pasurve të botës, për të shtatin vit radhazi, të revistës “Forbes”.

Rezidenca e tij 8-katëshe, e quajtur “Monaco”, një simbol i pasurisë dekadente të mafies kolumbiane në vitet ’80-’90, është përkeqësuar vit pas viti që prej vdekjes së tij. Struktura e saj e dëmtuar, megjithatë, mban ende plagët e shpërthimeve të para të autobombave në Kolumbi, në vitin 1988, që ishte edhe fillimi i një lufte të përgjakshme mes karteleve rivale në vendin amerikano-latin.

Ndërtesa gjigante e bardhë pritet të shembet në shkurt, në një demontim të dhunshëm që do të kompletohet edhe me karrige për shikuesit e interesuar për ta parë nga afër.

“Monaco u bë një antisimbol, në një vend ku disa persona janë ende mbrojtës të sinqertë të krimit dhe terrorizmit”, thotë Manuel Villa, Sekretari bashkiak i qytetit, i cili do të zhvillojë edhe numërimin mbrapsht zyrtar drejt shpërthimit të ndërtesës me eksploziv. “Ne nuk duam më fëmijë që të thonë se duan të bëhen si Pablo Escobar kur të rriten”, tha më tej ai.

Godina, një nga atraksionet kryesore për turistët në lagjen luksoze “El Poblado” të Medellinit, do të zëvendësohet nga një park publik i dedikuar për mijëra njerëzit e vrarë në Kolumbi nga “narkoterrorizmi”, duke iu referuar kështu periudhës së luftës mes karteleve por edhe me shtetin, në vitet ’80-’90.

Parku publik pritet të kushtojë rreth 2.5 milionë dollarë. Rinovimi dhe përforcimi i ndërtesës së rrënuar, ndërkohë, do të kishte kushtuar plot 11 milionë dollarë, sipas zyrtarëve të qytetit. “Do të jetë e dhimbshme ta shembim, – thotë Villa. – Por, është e vetmja mënyrë sesi mund të shërojmë disi plagët tona”.

Shoqëria kolumbiane mbetet gjithsesi e përçarë thellësisht mbi trashëgiminë e Escobarit dhe baronëve të tjerë të drogës. Disa prej tyre duan të “shuhet” narkokultura që rëndon mbi vendin. Sipas zyrtarëve të Medellinit, dhuna e shkaktuar prej pazareve të drogës në Kolumbi vrau 46.612 njerëz të pafajshëm mes vitit 1983 dhe 1994.

Në krahun tjetër, Luz Maria Escobar ka ndryshuar gurin e varrit të vëllait të saj, pikërisht përpara përvjetorit të vdekjes së tij, mes syve kuriozë të turistëve. E mes lotëve në sy, ajo lexon mbishkrimin e ri: “Përtej legjendës që ti simbolizon sot, pak e dinë thelbin e vërtetë të jetës tënde”. Luz Maria e pranon se vëllai i saj bëri gabime, por kundërshton planet e Bashkisë së qytetit për të zhdukur edhe shtëpinë e tij. “Duke e shembur Monacon, nuk kanë për ta fshirë historinë e Pablos”, tha ajo.

Të këshilluara

Katari largohet nga OPEC në fund të vitit

Katari ka vendosur që në fund të këtij viti të largohet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Njoftimi u dha nga Ministri i Energjitikes në K...

16:04

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI