Flash

Rama: Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë...

Lapsi.al 3 December 2018
Rama: Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve), Edi Rama foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe për një takim të mundshëm me kryeministrin Alexis Tsipras.

“Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë historike dhe tradicionale fqinjësie, e si ndodh gjithnjë me fqinjët, nuk ecin gjërat gjithmonë në mënyrë të përkryer. Kjo dihet nga vetë eksperienca me çdo fqinj, si në një fshat, në një qytet apo akoma dhe mes vendeve, janë gjithmonë njësoj” theksoi në intervistë kryeministri Rama duke shtuar me humor “këtë e koncepton më mirë në një ndeshje futbolli mes fqinjëve, është si luftë”. 

Rama ka theksuar se "jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie në bazë përditshme, vazhdimisht dhe këtë e vërtetojmë me vepra. Ndodhin disa herë edhe incidente, duhet t’i përballojmë sepse ndodhin, por tashmë marrëdhëniet janë pozitive dhe çfarë është më e rëndësishme, nuk ka urrejtje mes dy popujve. Grekët e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë” deklaroi Edi Rama.

Në pyetjen për një takim të mundshëm me homologun grek Aleksis Cipras, theksoi se “do të takohen së shpejti”. “Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por planifikohet të takohemi së shpejti. Jemi në mes një faze dialogu të shpeshtë dhe diskutimi të shumë çështjeve, që shtrihen në mjaft vite dhe që nuk janë prekur kurrë. Me vullnet e guxim të plotë, si dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. “Besoj se jemi shumë afër zgjidhjes të gjithë kësaj problematike të vjetër dhe kjo do të ishte një arritje e madhe”, ka përfunduar kryeministri Rama, sipas AMNA.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI