Flash

Punimet/ Si do të devijohet trafiku tek Unaza e Re

Lapsi.al 3 December 2018
Punimet/ Si do të devijohet trafiku tek Unaza e Re

Kantieri i ndërtimit për rikonstruksionin e segmentit të Unazës së Re nga Shkolla Teknologjike te sheshi “Shqiponja”, po merr formë. Bashkia është në përfundim të shkuljes së pemëve dhe heqjes së shtyllave të ndriçimit dhe më pas këto hapësira do të shfrytëzohen nga firmat ndërtuese.

Në fazën e parë kantieri do të ngrihet në pjesën ndarëse të rrugës dhe ngushtimi i korsive është në përfundim për gjatë gjithë gjatësisë.

Bashkia e Tiranës ka deklaruar se trafiku do të menaxhohet në mënyrë që fluksi të reduktohet në pjesën e Unazës gjatë kohës që kryhen punimet.

“Kemi bërë një plan menaxhimi që do t’i japë prioritet rrugës ‘Dritan Hoxha’ dhe Rrugës së Kavajës, ndërsa jemi duke punuar shumë fort me rrugët alternative, siç është rruga “Tre Dëshmorët”, që i shërben zonës së Kasharit dhe me mbylljen e rrugës “Teodor Keko”, do jetë një rrugë e rëndësishme përsa i takon volumit të trafikut. Ne besojmë që nuk do të ketë bllokim trafiku, por do të ketë mbingarkesë dhe qytetarët duhet të kenë mirëkuptim, pasi është një nga akset kryesore të qytetit të Tiranës, që i shërben të gjithë qytetit, jo vetëm zonës aty”, deklaroi dje drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI