Flash

Prindërit e Marvi Mihalit: E dimë kush e vrau, vetëgjyqësi nëse s'ka drejtësi

Lapsi.al 3 December 2018
Prindërit e Marvi Mihalit: E dimë kush e vrau, vetëgjyqësi

Prindërit e Marvi Mihalit, 22-vjeçarit të vrarë me thikë vitin e kaluar pas një sherri pranë stadiumit "Selman Stërmasi", deklaruan nga salla e gjyqit se nëse nuk vendoset drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Kam parë me qindra dhe mijera here videon e vrasjes se djalit tim. Personi qe e qelloi eshte Dejvi Bitraj” - kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit babai i Marvi Mihalit.

Fatmira Mihali, nëna e 22-vjeçarit, tha se besonte të drejtësia dhe se do luftonte deri në fund.

“Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshpërblim. Nuk ka vlerë që më zëvendëson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndare dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim tek drejtësia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund të dalë i pa lagur nga kjo histori”, tha nëna.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI