Flash

Pas Astirit banorët e Shkozës në protestë: Do ta mbroj pronën time me gjak

Lapsi.al 3 December 2018
Pas Astirit banorët e Shkozës në protestë: Do ta mbroj

Banorët e Shkozës sot kanë dalë në protestë duke mos lenë punonjësit e IKMT për të prishur banesat e tyre, pasi pas zonës nga pallati me shigjeta tek 'Shqiponja', Shkoza është pjesa tjetër ku shumë shtëpi preken nga ndërtim i Unazës së Madhe.

Një prej banorëve tregoi se ata janë njoftuar vetëm që banesat nuk legalizohen, por nuk u ka ardhur asnjë letër që tu tregojë se ato do prishen.

“Jemi 20 veta në shtëpi, tre kurora. Një vëlla më ka vdekur dhe janë tre jetime në shtëpi. Më ka ardhur zarfi para 25 ditësh, vetëm thuhet që jemi përjashtuar nga legalizimi. Duhet të vijë legalizimi dhe të sjell zarfin zyrtar, që shtëpia ime do prishet që ne të jemi me dokumente të shkojmë në gjykatë të ankohemi, të kemi dhe në të drejtë ankimi. Ky projekt është bërë qëllimisht që të prishen shtëpitë, Lana ka qenë shumë larg prej këtej dhe ata e kanë devijuar projektin. I them kryeministri që të vej dorën ne zemër, se ai ka kalamaj vet. Unë do ta mbrojë pjesën time me gjak”, tha Petrit Duke për mikrofonin e News 24.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI