Flash

Një tjetër shqiptar bëhet “kurban” për Isis në Siri, vritet komandanti Abu Usama Al-Albani

Lapsi.al 3 December 2018
Një tjetër shqiptar bëhet “kurban” për Isis

Një shqiptar i quajtur “Abu Usama Al-Albani”, komandant i ISIS, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me “Forcat Demokratike të Sirisë”  pranë qytetit të Hajin, në fshatin juglindor të Deir Ezzor.

Prej raportimit të medias www.almasdarnews.com, mësohet se komandanti i Daesh, po mbronte në front forcat islamike të ISIS në Eufrat, në luftë kundër forcave demokratike siriane.

Ende nuk ka informacione të hollësishme në lidhje me identitetin e viktimës.

Një vit më parë, një tjetër djalë shqiptar i rritur në Zvicër, i njohur tek forcat e ISIS si “007 e Ballkanit” u vra gjatë një sulmi ajror të bforcave të SHBA-së.

26 vjeçari luante rolin e agjentit sekret për çështjet e ISIS në Ballkan.

Orhan Ramadani i njohur si “007 e Ballkanit” është vetëm një prej të rinjve të vrarë, të dërguar me mision në këtë organizatë ekstremiste.

Ndërsa 4 vite më parë numri i viktimave me origjinë shqiptare të dërguar në ISIS ka qenë mbi 40, deri më tani ku numër është shumëfishuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI