Flash

Ndarja përfundimtare/ Mourinho ofendon Pogba: "Je një virus"

Lapsi.al 3 December 2018
Ndarja përfundimtare/ Mourinho ofendon Pogba: "Je një virus"

Nuk kanë fund kontradiktat mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba. Vetëm pak ditë më parë ishte prezanca e parukierit të francezit në qendrën e grumbullimit që shkaktoi tërbimin e Mourinho kundër mesfushorit, ndërsa tani vjen një tjetër sulm verbal. Të shtunën Djajtë e Kuq nuk shkuan dot më shumë se 2-2 në transfertën e Southampton, por më tepër se për renditjen, ky rezultat shërbeu për ti shtuar një kapitull të ri, një përplasje të pashpresë për korigjim. "Je një virus", ishin fjalët e ashpra – që janë sjellë nga tabloidet angleze – me të cilat tekniku portugez i është drejtuar francezit në dhomat e zhveshjes. Një frazë që duhej të mbetej aty, por që në fakt ka dalë dhe po qarkullon në të gjitha mediat.

"Nuk i respekton të tjerët dhe dëmton ata që kë pranë – ka thënë Mourinho në drejtim të Pogba – Nuk respekton as ata që të mbështesin në shkallët e stadiumit. Në këtë mënyrë po vret mentalitetin e njerëzve të mirë e të ndershëm që qendrojnë pranë teje". Nuk përjashtohet lënia jashtë e Pogba në impenjimet e ardhshme të Manchester në Premier League, duke filluar nga ëprplasja në Old Trafford kundër Arsenal në mesjavë e kundër Fulham të Ranieri të shtunën.

E gjithë kjo situatë mund të jetë decisive për merkaton e janarit ku francezin e presin krahëhapur Juventus e Barcelona.

Të këshilluara

Topi i Artë 2018: dita e të vërtetës…

Dita e madhë mbërriti: në mbrëmje në orën 20.45 në Parisi do të nisë ceremonia për të zbuluar fituesin e Topit të Artë 2018, cmimi i përvitshëm i France Footbal...

11:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI