Flash

Mesazhi tek Berisha: Manastirliu kandidate e Ramës për Bashkinë e Tiranës, po bëhet gati për fushatë

Lapsi.al 3 December 2018
Mesazhi tek Berisha: Manastirliu kandidate e Ramës për Bashkinë e

Duke iu referuar një mesazhi të ardhur në adresë të tij, Sali Berisha shkruan sot se ministrja e Shëndetësisë është kandidatja e Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës, dhe jo Erion Veliaj.

Denoncuesi shkruan se Manastirliu ka nisur një gjueti shtrigash duke zëvendësuar punonjës të spitaleve me anëtarë të Partisë Socialiste, për t'u bërë gati për fushatë.

Kujtojmë se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kandidatët e mazhorancës dhe opozitës nuk janë zbuluar ende.

Postimi i Sali Berishës: 

Gjueti shtrigash per qellime elektorale nga ndrikull Manastirliu!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti i Berisha desha te ngrej nje shqetsim per shendetesin,Ministria ndrikull e rilindjes Orgeta Manastirliu, qe kur thuhet se esht emruar kandidate per kryetare te Bashkise se Tiranes ne vend te Lal Plehut ka filluar nje revansh ndaj punonjesve te spitalit, duke u bere presion me anen te nje testimi,qe ka filluar neper spitale.Me sebepin se po ben akreditimin e spitaleve ajo ka filluar luften e shtrigave ndaj punonjesve gjoja duke i marre ne testim, dhe me pas me arsyen se nuk e ke kaluar i heq nga fuksionet e punes, duke vendosur njerez me testera partie qe do bejne fushate elekktorale ne Tirane per te .Zonja ndrikull nuk sheh gjendjen e spitaleve qe mungojne ilacet, mungojne aparaturat mjeksor per diagnostikim, por merret me inferemeret per tu bere presion para zgjedhjeve lokale, qe po te duam ne te mbajme pune prandaj vlersoni kete te mire me votat qe do na jepni.Dua ta ngresh kete shqetsim sepse ky testim nuk asnje qellim rritjen e cilesise se sherbimeve , por vetem terrorin ndaj punonjeve te spitaleve, Kjo u pa edhe ne maternitetin e ri te Tiranes ku u shkakrkuar te gjithe kryeinfermeret per ti zevendesuar me partiak., dhe per ti pasur nen tutel per zgjedhjet ku dihet qe spitalet dhe mesuesia jane ne pune te shtetit.Me respekt doktor, DUAM TE MBETEM ANAONIM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI