Flash

Manastirliu reagon pas denoncimit për plagjiaturë: Punimi është vlerësuar nga pedagogët

Lapsi.al 3 December 2018
Manastirliu reagon pas denoncimit për plagjiaturë: Punimi

Pas denoncimit të Lëvizjes për Universitetitin, që pretendon se ministrja e Shëndetësisë ka kopjuar doktoraturën e saj nga një studiuese në Afrikën e Jugut, vjen menjëherë reagimi i Ogerta Manastirliut dhe pedagoges së saj udhëheqëse, Prof.Dr. Pranvera Lazos.

Manastirliu përdor si mburojë pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës për t'i shpëtuar akuzave për plagjiaturë të faktuara dhe me foto, ditën e sotme. Sipas Manastirliut punimi i saj ka kaluar në duart e pedagogëve, të cilët kanë qenë të aftë për të dalë në konkluzione lidhur me studimin.

"Për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh - të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore - prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të  Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim. Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit", shprehet ministrja Manastirliu.

Në ndihmë Manastirliut, i ka ardhur dhe pedagogja udhëheqëse  e doktoraturës Prof. Dr. Pranvera Lazo, e cila është gjithashtu e implikuar në këtë çështje, përderisa ka qenë ekspertja në lupën e të cilës ka kaluar edhe ky punim shkencor, lidhur me Landfillin e Sharrës.

"Punimi i Doktoraturës me temë: "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis", është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet.

Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit.

Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet. Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe.

Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbetjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen", shprehet Lazo.

Ditën e sotme Lëvizja për Universitetin postoi disa foto, të cilat vërtetonin se doktoratura e ministres Manastirliu është kopjuar nga një studiese në Afrikën e Jugut, e quajtur Fannie Mnisi. Për ta vërtetuar këtë, ata kanë postuar dhe disa imazhe krahasuese të dy varianteve të diplomave, që duken tepër të ngjashme.

Të këshilluara

VIDEO/ Grabitet filiali i bankës BKT

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur sot një filial të bankës BKT në Prishtinë. Kjo është video nga vendi i ngjarjes ku shihen persona të armato...

15:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI