Flash

Majko zbardh sherrin me Ramën për Teatrin: Pse e anulova dorëheqjen të nesërmen

Lapsi.al 3 December 2018
Majko zbardh sherrin me Ramën për Teatrin: Pse e anulova

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka zbardhur disi debatin me kryeministrin Edi Rama pas replikave në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në emisionin e Adi Krastës në News 24, Majko nuk preferoi të tregonte debatin, por tha se kishte një kontratë për të mos bërë interesantin.

“Çfarë frazash janë shkëmbyer në parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha? E pse duhet ta them tani këtë. Po nuk më duket me kaq interes. Sigurisht që kemi shkëmbyer replika. Dallohet qartë dhe në TV, por nuk besoj se përbën një sekret kjo. Kam një kontratë me kryeministrin që s’duhet të bëj interesantin më shumë se ç’duhet” – tha Majko.

“Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri. Kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen. Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij, por boll disa fjalë që nuk vinin nga kryeministri por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik dhe më ndryshuan mendjen” – tha Majko. Gjatë votimit në parlament për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, Majko u larguara nga salla duke mos marrë pjesë në votim pasi replikoi me kryeministrin Rama. ©LAPSI.al

https://youtu.be/xyRKy8HxGjw

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI