Flash

Lubonja: Kjo është një qeveri fashiste. Me projektin te 'Unaza' humbëm të gjithë

Lapsi.al 3 December 2018
Lubonja: Kjo është një qeveri fashiste. Me projektin te

Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se mos mbështetja ndaj banorëve të zonës së Astirit është një humbje për të gjithë shoqërinë.

“Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kjo qeveri ka humbur edhe atë minimumin e asaj që mund të quhet empati e njerëzve që qeverisë. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, nga grabisin dhe nuk respektojnë ligjet”, tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja theksoi faktin se projekti i “Unazës së Re” është një skandal i madh nga pikëpamja ligjore.

“Aty është një skandal nga pikëpamja ligjore. Prandaj ngjarja nuk ka fitues, edhe sikur ata të kthehen dhe të mos ua prishin shtëpitë, shqetësimi është i madh. Ai foli edhe për protestën në Francë për të cilën theksoi se shërben si leksion edhe pë policët tanë.

"Unë shoh se kjo është një nisëm që po vijon përpara. Kjo është një qeveri fashiste. Askush mos të ketë shpresë që do të këtë vota të blera, edhe nëse populli do të votojë kundër, këta nuk mërziten. Kemi shumë të humbur në Vlorë. Kjo tregon se në çfarë niveli është krimi në këtë vend. Forca normalisht përdoret kur nuk e ke masën kritike. Kur popullin e ke si populli ynë, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta. Forca është pak e dëshpëruar.

Forcë është ajo që është në Francë. Masa nuk është e madhe. Kjo varet nga veshët e qeverisë. Forca nuk është e mirë, sepse mund të prodhojë dhuna dhe dhuna sjell dhunë. Këtu kanë mësuar se populli është i nënshtruar si në kohën e Enver Hoxhës. Strategjia e tyre është e qartë: Kafsho këtu, kafsho atje”. I varfër nuk është ai që s’ka, por i babëzituri dhe i pangopuri. Këta janë të pangopur dhe kjo sjellë kafshime të papërgjegjshme”, shtoi Lubonja.

Lubonja u ndal edhe tek ekspozita e kryeministrit Rama të hapur në Gjermani, që sipas tij, atje tregoi se mbron interesin publik.

“Kur shkon jashtë shtetit dhe kur hap ekspozitën, atyre iu flet se sa kujdeset për interesat e opinionit publik dhe këtej shemb teatrin dhe çdo pronë publike kërkon ta privatizojë. Merr paranë publike dhe ua jep oligarkëve. Njeriu i thjeshtë ka humbur besimin për mbështetje tek partitë politike”, tha mes tjerash, Fatos Lubonja.

Teksa komentoi paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare, Lubonja theksoi faktin se Rama ka probleme me të vërtetën dhe jo me shpifjen. Sipas tij, shefi i qeverisë përpiqet të fsheh të vërtetën.

“Rama nuk e ka problemin me shpifjen, por me të vërtetën. Ai nuk e fsheh dot të vërtetën, por s’ia del. Të behët transparencë me tenderin e Unazës së Re. Unë do ta bëj një tender që ta ul çmimin. Ky ligj është kërcënim, Janë metoda fashiste që përdorin, ndërsa hapi tjetër është që të të lëshojnë kriminelët”, shtoi ai.

Të këshilluara

VIDEO/ Grabitet filiali i bankës BKT

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur sot një filial të bankës BKT në Prishtinë. Kjo është video nga vendi i ngjarjes ku shihen persona të armato...

15:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI