Flash

Krijohet kompeticioni i tretë i UEFA – Skuadrat shqiptare fërkojnë duart, në bazë të kësaj rregullore

Lapsi.al 3 December 2018
Krijohet kompeticioni i tretë i UEFA – Skuadrat shqiptare

Një numër më i madh skuadrash, nga Federata të ndryshme, do të jenë protagonist në futbollin europiane duke filluar nga 2021. Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka aprovuar krijimin e një kompeticioni të tretë për klube për ciklin tre vjetor 2021-2024. Kjo do të thotë të ardhura të rëndësishme për klubet e vogla dhe ato shqiptare që tani kanë filluar të fërkojnë duart. Renditja, duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të jetë shumë e rëndësishme.

- Kompeticioni i ri (i quajtur provizorisht UEL2) do të ketë të njëjtin format të UEFA Champions League e UEFA Europa League, me 32 skuadra pjesëmarrëse me fazë grupesh.

- Skuadrat do të ndahen në 8 grupe me nga katër, që më pas do të luajnë 1/8 e finales, cerek finalet, gjysëmfinalet e finalen.

- Një raund me eleminim direkt do të diskutohet përpara 1/8 të finaleve, mes skuadrave të dyta të klasifikuara dhe të tretave të renditura në grupet e UEFA Europa League.

- Kompeticioni i ri parashikon 141 ndeshje të shpërndara në 15 javë, ekzaktësisht si UEFA Europa League.

- Fituesja e kompeticionit të ri do të kualifikohet në UEFA Europa League për sezonin pasardhës.

- Ndeshjet e kompeticionit të ri do të luhen të enjten', por me krijimin e një fashe orari, që provizorisht është lënë në 16.30.

- Finalet e të gjitha kompeticioneve për klube do të diskutohen në të njëjtën javë: të mërkurën (kompeticioni i ri), të enjten (UEFA Europa League) e të shtunën (UEFA Champions League).

Kompeticioni i tretë do të garantojë prezencën e minimumit prej 34 vendesh në fazën e grupeve të kompeticionve të UEFA për klube (aktualisht është 26).

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI