Flash

Kapet 57 kg drogë në kufi me Greqinë, pranga për 57-vjeçarin

Lapsi.al 3 December 2018
Kapet 57 kg drogë në kufi me Greqinë, pranga për

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë në Sarandë kanë sekuestruar 57 kg kanabis, të fshehur në shasinë e një automjeti në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

"Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip "Ford" me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë"thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimit e narkotikëve në komisariatin e policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, Fatmir Çaushi, 48 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në fshatin Çukë të Sarandës.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.Çaushi 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

Të këshilluara

Një skandal tjetër përgjimesh në Maqedoni

Përgjimet e kryera në organet gjyqësore dëshmojnë se krimi në Maqedoni ka përfshirë çdo hallkë të sistemit dhe se askush nuk mund të ndjehet i sigurt apo se pri...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI