Flash

Flet aktori turk i cili u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike

Lapsi.al 3 December 2018
Flet aktori turk i cili u akuzua për trafikim të lëndëve

Aktori turk Çağatay Ulusoy mund të dënohet me 1 vit dhe 9 muaj burg, nëse gjykata e cilëson si fajtor, nën akuzat e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Ndërsa ende nuk është marrë një vendim, aktori shijon suksesin me serialin më të fundit në bashkëpunim me “Netflix” që pritet të shfaqet gjatë muajit dhjetor. Por gjatë një interviste në lidhje me projektin e tij të fundit, Ulusoy nuk mundi t’i shpëtonte dot pyetjeve në lidhje me problemet që ka me drejtësinë.

“Unë nuk kam përse t’i jap sqarime askujt tjetër përveçse familjes dhe miqve të mi të afërt. Nëse nuk do të isha i famshëm, askush nuk do e dinte.Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është familja ime. Mami u mërzit shumë, ndërsa babai është më i fortë. Por kjo është jeta, nuk e ndryshojmë dot! Nëse duhet të përballem me burgun, do të më duhet ta bëj.” – tha aktori.

Gjatë intervistës, Çagatay Ulusoy pranoi se nuk shpenzon shumë kohë në rrjetet sociale, për të mos thënë se nuk i përdor aspak. Nga ana tjetër, ai u shpreh se nuk e konsideron veten simpatik dhe fokusohet vetëm tek bukuria e brendshme.

Të këshilluara

Enca: Sa paguhem në një natë (VIDEO)

Enca dhe këtë vit mund të themi se ka qenë e pandalur me projektet muzikore. Sukses pas suksesi duket se këngëtarja di se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes ...

17:39

Noizy i kthen përgjigje Seven Saracit

Noizy dhe Seven Saraçi duket se kanë nisur një sherr virtual mes tyre. Pak ditë më parë reperi kosovar zbuloi përmes një postimi në Instastory se Noizy kërkon t...

15:27

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI