Flash

Festoi si i çmendur fitoren në derbi, Federata nis hetimin për Klopp

Lapsi.al 3 December 2018
Festoi si i çmendur fitoren në derbi, Federata nis hetimin për

Federata angleze (Fa) ka nisur një hetim ndaj teknikut të Liverpool, Jurgen Klopp, për festim të tepruar në rastin e golit të fitores në derbin me Everton. Tekniku gjerman në momentin e golit të shënuar nga Origi në të 96' u fut me vrap në fushë për të përqafuar portierin e Reds Alisson. "Kërkoj ndjesë sepse nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj askujt - ka deklaruar ish-trajneri i Borussia Dortmund pas ndeshjes".

Fund ndeshje me polemika për derbin e Liverpool, që u fitua nga Të kuqtë gnë mënyrën më të pabesueshme. Goli i Origi, i pari për të këtë vit, erdhi pak sekonda nga fundi, falë një gabimi të portierit të Everton e të kombëtares angleze, Jordan Pickford, që i dhuroi topin belgut.

Një mënyrë e cmendur për të fituar derbin, një ëndërr për tifozët e një adrenalinë për teknikun gjerman, që u lëshua në një festim spontan, emocional, por ndoshta "të papërshtatshëm", i ka pranuar vetë Klopp pas ndeshjes. "Nuk mund të bëja asgjë, ndeshja kishte një intensitet të pabesueshëm. Menjëherë më pas i kërkova ndjesë Marco Silva (tekniku i Everton)".

Ky version nuk është konfirmuar nga trajneri i Everton: “Përsa i përket ndjesës, muna nuk më ka thënë asgjë”. E qartë se dikush nga të dy nuk thotë të vërtetën, ndëkohë që Klopp ka kohë deri në 18 të së enjtes për tiu përgjigjur akuzës.

https://www.youtube.com/watch?v=ARL9dMsdbbc

Të këshilluara

Topi i Artë 2018: dita e të vërtetës…

Dita e madhë mbërriti: në mbrëmje në orën 20.45 në Parisi do të nisë ceremonia për të zbuluar fituesin e Topit të Artë 2018, cmimi i përvitshëm i France Footbal...

11:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI