Flash

Faktet/ Shërbimi qesharak që Topi dhe Klani i bëjnë Ramës dhe Veliajt

Lapsi.al 3 December 2018
Faktet/ Shërbimi qesharak që Topi dhe Klani i bëjnë

Prej disa ditësh ashtu sikurse bëri me teatrin, Lej Feni i bashkisë po mundohet të përçajë edhe protestuesit e unazës së re. Ai i ka ndarë ata në dy grupe, në shpellarët dhe ata që, sipas teorive të revolucionit kulturor, i prishin me qejf shtëpitë, për t'i hapur rrugë zhvillimit. Por e bukura është se kokë e këmbë në shërbim të kësaj neverie, janë vënë edhe dy TV më të mëdha të vendit, Top Channel dhe Klan.

Ato, në lajmet e djeshme, kanë transmetuar dy kronika krejtësisht të ngjashme, të servirura me siguri nga zyra gëbelsiane e propagandës, ku i bëhet jehonë "ndërgjegjësimit të banorëve", që kanë nisur të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës dhe ARSH.

 

 

Po të shikohen tekstet e lajmeve të dy televizioneve, që janë hedhur ne rrjet me një orë diferencë, fjalia që tërheq vëmendjen është ajo me mendësi të një kohe të kaluar, ku flitet për ndërgjegjësim të banorëve. Ndërsa tekstet e lajmeve ndryshojnë disi, fjalia që i është dashur dyshes Rama- Veliaj duket se është futur e njëjtë me "Copy Paste".

Vetëm pasi neveritesh nga kronika të tilla, e kupton se kujt i shërbejnë këto ekrane , që nuk flasin asnjëherë për koston 40 milionë euro për dy kilometra rrugë, por në vend që së paku të informojnë, i shërbejnë politikave përça e sundo të grabitësve.

©Lapsi.al 

Kronika e Klan:

https://youtu.be/FlMK-UaujFY

Teksti i lajmit te Top Channel:

http://top-channel.tv/2018/12/02/ndertimet-pa-leje-te-unaza-e-re-banoret-nisin-largimin-e-mobilieve-dhe-orendive/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI