Flash

Elhaida Dani jo pjesë e Këngës Magjike, i jep një mesazh kolegëve: Votoni me sinqeritet

Lapsi.al 3 December 2018
Elhaida Dani jo pjesë e Këngës Magjike, i jep një mesazh

Elhaida Dani ishte një nga pretendueset kryesore për të marrë kupën e “Këngës Magjike” vitin qw lamw pas, por që i shkoi Anxhela Peristerit për një diferencë shumë të vogël pikësh.

Mbi dy javë më parë këngëtarja u tha kolegëve të saj se duhet ta votonin, pasi ndryshe do t’i padiste. Në një foto të publikuar së bashku me Ardit Gjebrea dhe Eni Çobanin, ajo shkoi më 15 nëntor:

“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq”. Por ndërsa dje ishe e diela e fundit që këngëtarët do të prezantonin këngët e tyre, Elhaida Dani nuk u shfaq në skenë. Nga ana tjetër ajo tregoi në rrjetet sociale se po nisje për një udhëtim jashtë vendit, pikërisht në Gjermani. Ajo vendosi që t’i sqaronte të gjithë ndjekësit e saj lidhur me konkurrimin te “Kënga Magjike” e këtij viti, përmes këtij postimi:

“Hej, të dashurit e mi. Për ju që po prisni daljen time në “Kënga Magjike”, nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ishte vetëm një shaka. Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shijojeni. Këtë vit ka këngë shumë të bukura! Votoni me sinqeritet”.

Të këshilluara

Lirohet "i forti" i Shkodrës Lulzim Kulla

“I forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla, ndaj të cilit u bë një atentat më 13 janar 2018 ku bashkë të u plagosën 8 kalimtarë të rastit raportohet të jetë liruar nga ...

12:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI