Flash

E pazakontë/ I riu shqiptar kërkon azil në Korenë e Jugut

Lapsi.al 3 December 2018
E pazakontë/ I riu shqiptar kërkon azil në Korenë e Jugut

Orion Delaj është një 26-vjeçar shqiptar i cili prej më shumë se një viti qëndron në Korenë e Jugut në pritje të afirmimit të kërkesës për azil.

I kërcënuar nga gjakmarrja, siç shkruan The Korean Times në artikullin e sotëm, Delaj tregon se pse zgjodhi Korenë e Jugut në vend të Europës.

"Nga kanuni më janë vrarë dy të afërm. Në Europë shqiptarët lëvizin lirisht. Unë si shënjestër ndiqem kollaj në Europë. Kjo është arsyeja që po zgjedh Korenë" - u shpreh 26-vjeçari.

Shqiptari tregon për median koreane se ka ndërruar disa punë dhe se shpreson se artikulli në The Korean Times do t'i japë vëmendje mjaftueshëm sa autoritetet koreane t'i mundësojnë pranimin e kërkesës së tij dhe integrimin në këtë shtet të largët. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI