Flash

Bashkim Fino merakoset për rrogën e kryeministrit: Ka rreth 800 veta që paguhen dyfishi juaj...

Lapsi.al 3 December 2018
Bashkim Fino merakoset për rrogën e kryeministrit: Ka rreth 800 veta

Ditën e sotme, gjatë seancës plenare, është miratuar projektbuxheti i vitit 2019. Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka dal në kundërshtim të nenit 12, ku flitet për hierarkinë e pagave.

Fino i drejtohet kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit duke i përmendur faktin se ata paguhen më pak se rreth 800 persona, të cilët paguhen dyfishi i tyre.

"Votova kundër nenit 12 sepse ai nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në Republikën e Shqipërisë. Kam bërë një diskutim në parim javën e kaluar të pr/buxhetit dhe nuk dëgjova këtu nga qeveria dhe ministri i Financave nëse do të ketë një ngritje grupi ndërministror për të parë dhe rishikuar tabelën e pagave, sepse neni 12 tregon hirearkinë e pagave.

Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së Presidentit e Kryeministrit.

Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit. Ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht  një nen të tillë në buxhetin e shtetit", u shpreh Fino i shqetësuar për ata që paguhen më shumë se kryetarët e shtetit tonë.

Të këshilluara

VIDEO/ Grabitet filiali i bankës BKT

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur sot një filial të bankës BKT në Prishtinë. Kjo është video nga vendi i ngjarjes ku shihen persona të armato...

15:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI