Flash

Basha kundërshton buxhetin: 'I futët në borxh foshnjet e sapolindura'

Lapsi.al 3 December 2018
Basha kundërshton buxhetin: 'I futët në borxh foshnjet e

Basha, e ka konsideruar projekt-buxhetin e vendosur ditën e sotme si më katastrofalin në 28 vite demokraci. Ky buxhet, sipas Bashës ngarkon edhe foshnjet e sapolindura me borxhe.

"70 mijë biznese janë mbyllur gjatë kohës së drejtimit të kryeministrit Rama", shprehet Basha.

Basha nxjerr si shkak të falimentimit të tyre rritjen deri në 7-fish të taksës vendore.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, projekt buxheti i miratuar ditën e sotme është jo favorizues për familjet në nevojë.

“Këto para shkojnë për fasada, luks qeveritar dhe elektoral. Paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla. Vetëm në projektin korruptiv të Unazës së Re do të hidhet një shumë e barabartë që shteti parashikon të harxhojë gjatë një viti për familjet në nevojë ekonomike.

Kemi mbi 150 mijë familje në nevoja ekstreme që nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re”, u shpreh ai.

Sa i takon borxhit kombëtar Basha u shpreh se shifrat janë tepër të larta.

“Sot ka një borxh të deklaruar, së bashku me llogaritjet e KLSH prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër që e mban të fshehur, borxhi i PPP që ka shkuar mbi 2.2 miliard euro. Shqiptarëve borxhi u shkon 82-84%. Ndërkohë që janë parashikuar vetëm 40 milion euro për të pangrënët.

Kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Alternativa është vendosja e taksës së sheshtë 9%, si domosdoshmëri për të konkurruar me rajonin. Vendosjen e një tavani ku nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor, eliminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit.

Gjithashtu duhet bërë rikthimi i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike dhe për shtresat në nevojë. Anulimi i të gjithë koncesioneve korruptive. Të harrojnë se do t’i gëzojnë paratë që kanë marrë apo ato para që parashikojnë të marrin”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

VIDEO/ Grabitet filiali i bankës BKT

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur sot një filial të bankës BKT në Prishtinë. Kjo është video nga vendi i ngjarjes ku shihen persona të armato...

15:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI