Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40 milionësh
I gjithë ky enumeracion pyetjesh i shton shumë dyshimet se tek Unaza e re, nuk kemi të bëjmë me një aferë të pastër dhe të ndershme. Prandaj, tërë ata që duan ta mbrojnë qeverinë janë të gatshëm të flasin për gjithçka, vetëm kësaj njolle nuk i vënë dot gjoksin. Lexojini shkrimet e tyre, vëzhgojini paraqitjet e tyre në TV, analizojini kronikat që bëjnë dhe do të kuptoni se kush refuzon të shprehet për këto pyetje (qoftë edhe duke mbrojtur qeverinë) është duke ju gënjyer. Është fiks njësoj si me historinë e Tetatrit Kombëtar, që kush hiqej si idhtar i Tiranës moderne, si dashnor i famës së Bjarke Ingels, si kundërshtar i trashëgimisë fashiste, nuk qe asgjë më shumë sesa gardist i zellshëm i grabitësve Rama- Fusha. ©Lapsi.al Një hetim që nuk duhet humbur: Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave