Flash

Akuza për plagjiaturë/ A ka kopjuar ministrja e Shëndetësisë temën e doktoraturës?

Lapsi.al 3 December 2018
Akuza për plagjiaturë/ A ka kopjuar ministrja e

Ishte fillimisht “Lëvizja Për Universitetin” që denoncoi publikisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për plagjiaturë. Sipas këtij denoncimi, ministrja ka kopjuar thuajse në çdo germë nga puna shkencore e një diplomanti për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut të quajtur, Fannie Mnisi.

“Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli në Afrikë me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës” – thuhet në denoncimin ku publikohen edhe disa linqe me rastin në fjalë.

Pak orë më pas dhe pasi kjo akuzë u bë virale në internet ministrja e Shëndetësisë reagoi. Ajo thotë që në krye se Doktoratura e saj është realizuar bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por ministrja pranon se “ka marrë 4-5 citime” nga puna e dikujt tjetër.

“Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës” –thotë ministrja ndër të tjera.

“Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e” – e mbyll Manastirliu duke shtuar: “Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet”.

Për të përforcuar versionin e saj ministrja ka shpërndarë edhe një reagim të Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë e cila thotë se punimi është origjinal.

Kjo akuzë vejn vetëm pak kohë pasi Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor dhe më pas ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Një skandal tjetër përgjimesh në Maqedoni

Përgjimet e kryera në organet gjyqësore dëshmojnë se krimi në Maqedoni ka përfshirë çdo hallkë të sistemit dhe se askush nuk mund të ndjehet i sigurt apo se pri...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI