Flash

"A do jesh ti kandidate e PD për bashkinë e Tiranës?" Si iu përgjigj pyetjes Jorida Tabaku

Lapsi.al 3 December 2018
"A do jesh ti kandidate e PD për bashkinë e Tiranës?"

“A do të jetë Jorida Tabaku, kandidatja e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale?” Këtë pyetje ia bëri direkt, gazetarja e ABC News, Mirela Milori deputetes së PD-së.

“Kjo ishte një pyetje e papritur Mirela. Unë nuk e di se kush do jetë kandidatura për Tiranën, por di të them që do të ofrojmë një kandidaturë më të mirë se Erjon Veliaj dhe Ogerta Manastirliu të dy bashkë. Sot kam parë njerëz që po detyroheshin, po dilnin nga shtëpitë e tyre me fëmijët para festave të Vitit të ri, pa një letër. Këtë nuk ka për ta bërë kurrë një kryetar bashkie i djathtë.

Nuk është diskutuar asnjëherë asnjë kandidaturë. Është një proces që zoti Basha e ka lançuar që do të vazhdojë. Në fund të gjithë do ta marrin vesh. Nuk fshihet dot kandidati” – tha Tabaku.

Përsa i përket marrëdhënies së opozitës me parlamentin, Tabaku tha se ajo është e kushtëzuar pasi ka marrë pjesë në komisione. Sipas saj nuk bëhet fjalë për bojkot dhe opozita do të shkojë në parlament kur të ketë reagim për vettingun në politikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI