Flash

Video/ Inter arrihet dy herë nga Roma, prek zonën Champions Milan

Lapsi.al 2 December 2018
Video/ Inter arrihet dy herë nga Roma, prek zonën Champions Milan

Inter nuk fiton dot në Olimpico përballë Romës, duke u ndalur në vendin e dytë me 29 pikë, në shoqërinë e Napolit, që ka ende për të luajtur. Kampionat më vetë i Juventus në Serie A, me bardhezinjtë që janë shkëputur 11 pikë në krye të klasifikimit, por surprizën e javës së 14 e ka bërë Chievo e vendit të fundit, me fitore përballë Lazios së Strakoshës.

https://www.youtube.com/watch?v=FbC5Giy-5vY

Në Olimpico, zikaltrit kërkonin fitoren, për të lënë pas barazimin e javës së kaluar, madje në dy raste skuadra e Spalletti ka shkuar në avantazh, por në fund 2-2 ka krijuar polemika, mes VAR dhe vendimeve të diskutueshme. Në avantazh në fund të 45 minutave të para me golin e ish-sulmuesit të Lazios, Keita Balde, Roma barazoi rezultatin në minutën e 51' me Cengiz Under. Turku ka lëshuar një të djathtë potente nga distanca që e ka lënë të palëvizur portierin Handanovic.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/mg/Mg6M.mp4

Ndeshje me ritëm të lartë që askush nuk dëshironte ta humbiste. Inter mori sërisht avantazhin me kapitenin Mauro Icardi në minutën e 66, duke shfrytëzuar zhvillimet e një goditje këndi. Por Roma u përgjigj në të 74, me 11 metërshgin e akorduar me VAR e të shndërruar në gol nga Kolarov.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/q4/Q4PX.mp4

Për herë të parë nga 2009, Roma e Inter kanë barazuar në dy ndeshje radhazi në Serie A. Icardi ka realizuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit të Serie A në Olimpico (kundër Roma e Lazio). Me golin në Olimpico, Cengiz Ünder ka realizuar 56% të golave në Serie A nga jashtë zonës (5 në 9).

Dicka në fakt nuk shkon me prapavijën e Inter, që ka pësuar gjashtë gola në dy transfertat e fundit të Serie A, aq sa kishte pësuar në 12 garat e mëparshme jashtë fushës. Transferta karikon në vecanti Icardi, që gjashtë nga shtatë golat e fundit në Serie A i ka shënuar jashtë San Siros.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/xv/XVpr.mp4

Mes Lazio e Inter, Keita ka realizuar 11 gola në 10 prezenca si titullar në Serie A. E meqë jemi tek Lazio, skuadra e Simone Inzaghi është turpëruar, e mundur 1-0 nga Chievo e vednit të fundit. Ka përfituar në këtë pikë Milan, që me suksesin 2-1 ndaj Parmës ka marrë vendin e katërt, që është edhe objektivi kryesor për kuqezinjtë.

REZULTATET - JAVA E 14

Milan 2 - 1 Parma

Torino 2 - 1 Genoa

Frosinone 1 - 1 Cagliari

Sassuolo 0 - 0 Udinese

Chievo 1 - 1 Lazio

Roma 2 - 2 Inter

RENDITJA E SERIE A

1 Juventus 40

2 Inter 29

3 Napoli 29

4 Milan 25

5 Lazio 24

6 Torino 21

7 Roma 20

8 Sassuolo 20

9 Parma 20

10 Sampdoria 19

11 Fiorentina 18

12 Atalanta 18

13 Cagliari 16

14 Genoa 15

15 SPAL 14

16 Empoli 13

17 Udinese 13

18 Bologna 11

19 Frosinone 8

20 Chievo 2

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI