Flash

Skuadra ideale e ish-shokëve të Ibrahimovic, ka edhe emrin e "armikut"

Lapsi.al 2 December 2018
Skuadra ideale e ish-shokëve të Ibrahimovic, ka edhe emrin e

Qendërsulmuesi është ai vetë e këtu nuk kishte asnjë dyshim. Për pjesën tjetër mes Milan e Juve, spikat një emër befasues. Gjithnjë në pritje për të kuptuar nëse janari do të jetë muaji i rikthimit të tij në Serie A, Zlatan Ibrahimovic është zbavitur duke formuar 11-shen ideale të ish-shokëve të tij të skuadrave. Nga Buffon deri tek vetja, por pa harruar "armikun" Leo Messi. Janë të gjithë më të mirët, e për të qenë të drejtë Pleshti nuk mund të mungonte. Por nga një si Ibra përjashtimi i argjentinasit nuk do të përbënte lajm. Lajmi mund të jetë, nëse mund ta quajmë kështu një të dhënë merkato, përfshirja tek rezervat e atij që mund të jetë trajneri i ardhshëm i suedezit, Rino Gattuso. Me konkurencën e ashpër të mesfushoës, ku Zlatan ka përfshirë Xavi, Vieira e Nedved, nuk mund të fitonte një vend si titullar, por edhe pankina e një formacioni kaq kompetitivë është shenja e një vlerësimi.

Por meqë jemi tek formacioni ideal i Ibra: Buffon në porta, linjë me katër mbrojtës me Thuram djathtas, mikun e pandashëm Maxëell në të majtë e dyshen e qendrës Thiago Silva-Nesta; Xavi në regji me Vieira e Nedved në mesfushë, ndërsa Messi me Ronaldinho pas shpinës së ...Ibra. Një skuadër e kompletuar që në pankinë ka nga Gattuso, Julio Cesar, Iniesta, Seedorf e Cannavaro. Jo keq, edhe pse po të kërkosh mes ish-shokëve të suedezit ndonjë të përjashtuar të shkëlqyer ka dhe jo pak madje. Mungon trajneri, vetëm nëse ai nuk ëshë... Gattuso.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI