Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Shorti për Euro 2020/ Shqipëria përballë Kampionëve të Botës

Lapsi.al 2 December 2018
Shorti për Euro 2020/ Shqipëria përballë Kampionëve

Shorti i eliminatoreve për Euro 2020 ka rezultuar ashtu si pritej : I vështirë për Shqipërinë, e vendosur në Grupin H. Kampionia e Botës, është ndoshta një ogur i mirë për kuqezinjtë, që me Francën në grup  arritën në finalet e Euro 2016.

Skuadra e Deschamps në dy ndeshjet me Shqipërinë në grup arriti vetëm një barazim në Francë, ndërsa u mund në Elbasan Arena. Por pikët për Gjelat në atë kohë nuk kishin vlerë pasi ishin kualifikuar direkt per ne europian.

Në finalet e Europianit kuqezinjtë u mundën vetëm në fund, 2-0. Sigurisht kualiteti i kampionëve nuk vihet në dyshim dhe janë ata favoritët e grupit.

Islanda, Turqia, Moldavia e Andorra kompletojnë grupin me 6 skuadra. Të gjithë me precedentë ndaj kuqezinjve. Ishullorët nuk janë më befasia e Europes, por mbeten të fortë. Fitorja e fundit jashtë fushe e Shqipërisë është suksesi 2-3 ndaj Turqisë në miqësore, që vlerësohet edhe një nga performancat më të bukura që kur Christian Panucci është në pankinë.

Të kapercyeshme Moldavia e Andorra ndonëse të gjithë ata që gabojnë me ta mund ta quajnë veten jashtë garës. “Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën. Duhet ta shkruajmë ne historinë, duhet të bëjmë një luftë për fituar” the menjehere pas shortit Christian Panucci. Ndërsa presidenti i FSHF, Armando Duka deklaroi: ” Jam më shumë i kënaqur, se i pakënaqur nga shorti. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandë. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë. Pasi u hodhën dy skuadra e para, doja vetëm të mos kishim Holandën dhe Gjermaninë. Të gjitha janë të forta dhe është e vështirë”.

Kosova ka peshkuar Anglinë në Grupin A. Me 5 skuadra nuk është se shanset e Kosovës janë të mëdha, po të kesh parasysh se përballë do të jenë edhe Republika Ceke, Bullgaria dhe Mali i zi, por skuadra e Challande beson shumë në rrugëtimin përmes Kupës së Kombeve ku ka dalë në Final Four.

Grupi C me Holandën është edhe ai i hekurt, duke qenë se aty është shortuar skuadra që donin ta shmangnin të gjithë, Gjermania.©Lapsi.al

No automatic alt text available.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI