Flash

Ryshfet 5 mijë lekë policit për të shmangur kontrollin, arrestohet 47-vjeçari

Lapsi.al 2 December 2018
Ryshfet 5 mijë lekë policit për të shmangur kontrollin,

Policia Rrugore godet një tjetër rast të mitëdhënies në kryeqytet. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

"Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll" thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI